Stable Pages

Teacher Training Program

Programi pa pagesë për zhvillim dhe aftësim të mësimdhënësve në Shkollat Maarif Albania



Programi përgatitor i trajnimit të Mësuesve Kandidat ka synim të përgatisë mësues të mirëinformuar në fushat përkatëse me një trajnim 4 mujor duke filluar nga muaji Mars 2024 – Qershor 2024 me 16 tema trajnimi.Programi i trajnimit nuk është stazh i detyruar apo disponimin i ndonjë çertifikate trajnuese nga shteti. Është trajnim vullnetar në bazë të rritjes së nivelit edukativ që kërkohet në fushat e edukimit.


Kriteret e kërkuara për aplikim


1. Të jenë në vitin e 4-të të studimeve ose të kenë diplomuar;

2. Të mos kenë kaluar më shumë se 3 vite nga diplomimi;

3. Të kenë përfunduar Fakultetin e Edukimit në drejtimet përkatëse;

4. Diploma të jetë 240 kredi e mbi (Për të diplomuarit)

5. Mesatarja e notave të jete 8,5 e mbi;

6. Të mos jetë më i/e vjetër se 25 vjet.

7. Preferohet njohja e gjuhës angleze;



Cilët janë hapat që duhet ndjekur për aplikim në programin e ‘’Zhvillimit dhe aftësimin e mësimdhënësve’’?


1. Aplikimet do të jenë online. Kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret e caktuara nuk do të vlerësohen.

2. Data e fundit për aplikim: 25 Shkurt 2024

3. Periudha e vlerësimit të kandidatëve: 26-29 Shkurt 2024 (Secili kandidat do të ndjekë intervistën në shkollën ku ka aplikuar.

4. Periudha e programit: 04 Mars 2024 - 30 qershor 2024



Cilat janë përfitimet nga programi i ‘’Zhvillimit dhe avancimit të mësimdhënësve’’?


1. Trajnime për aplikimin e programeve (kurrikulës) të reja arsimore;

2. Përvojë në menaxhimin e klasës

3. Përvojë në përdorim e teknologjise në sistemin arsimor;

4. Të mësuarit e sistemeve të matjes dhe vlerësimit nga ekspert të arsimit;

5. Përvetësimi i aftësive në komunikiminin mësimdhënës-nxënës dhe mësimdhënës-prind;

6. Përfitimi i përvojës në punën ekipore si dhe përfitimi i kulturës së të punuarit në shkollë;

7. Përvetësimi i aftësive për përdorimin e metodave më moderne në arsim;

8. Përvetësimi i praktikave të ndryshme mbi programet ndërkombëtare;

9. Arritja e nivelit të mjaftueshëm për fillimin e punës së mësimdhënës;



Çfarë tjetër përmban ky program?


1. Shpenzimet e ushqimit do të mbulohen në kuadër të programit.Trajnime jasht shtetit dhe vizita universiteteve të ndryshme;

2. Programe për zhvillimin profesional nga profesionist nga fusha e edukimit

3. Letër referencë dhe certifikatë e përvojës së punës;



Plani 16 javorësh i trajnimit është si mëposhtë:


1- Kurrikula mësimore ( 4 seanca ).    

a) Kornizat e kurrikulës.    

b) Programet mësimore dhe përgatitja e planit mësimor (senteza, analitika , program vjetor, programimi semestral, programimi ditor).    

c) Dokumantacioni (ligji për edukimin para universitar, etika, disiplina).    

d) Standartet e mësimdhënies.

2- Matja dhe Vlerësimi (3 seanca ).

3- Krijim projekti ndërmjet disiplinave (2 seanca ).

4- Të kuptosh psikologjinë e nxënësit ( 2 seanca ).

5- Mësuesi Kujdestar : Marëdhënia Mësues – Prindë ( 2 seanca ).

6- Mënyra e mësimdhënies sipas temave dhe fushave të punës ( 1 seancë ).

7- Përdorimi i Teknologjisë në Klasë ( 2 seanca ).

8- Menaxhimi i klasës.

9- Fëmijë me Nevoja të Veçanta.

10- Zhvillimi psiko -social i fëmijëve të nivelit fillor.

11- Përfitimi i kulturës së punës në grup dhe përvoja e punës bashkarisht.



Kontigjenti eshte i limituar. Kandidatët e kërkuar duhet të jenë nga fushat e mëposhtme:


Tirana:

Mësues/e Fillore 2

Mësues/e Gjuhës Turke 2

Mësues/e Gjuhës Angleze 2

Mësues/e i Informacionit Teknologjik (IT) / Mësues Robotike 2

Mësues/e Matematike 1

Mësues/e i Shkencave Sociale ( Anglisht folës) 1

Mësues/e Matematike ( Anglisht folës) 1

Mësues/e Gjuhës Gjermane 1

Mësues/e Histori / Gjeografie 1


Elbasan

Mësues/e Fillore 2

Mësues/e Kopështi ( Edukatore ) 3

Mësues/e Histori / Gjeografie 1

Mësues/e i Informacionit Teknologjik (IT) / Mësues Robotike 1

Mësues/e Muzike 1

Mësues/e Pikture 1

Mësues/e Fizike 1

Mësues/e Gjuhës Angleze 1

Mësues/e Matematike 1

Mësues/e Gjuhës Turke 1


Shkodër

Mësues/e Kopështi ( Edukatore ) 2

Mësues/e Fillore 2

Mësues/e Gjuhës Turke 1

Mësues/e Gjuhës Angleze 3

Mësues/e Fizike ( Anglishfolës ) 2

Mësues/e Kimie ( Anglishfolës ) 2

Mësues/e Biologjie ( Anglishfolës ) 2

Mësues/e Matematike ( Anglishfolës ) 2

Mësues/e Histori / Gjeografie 2

Mësues/e i Informacionit Teknologjik (IT) / Mësues Robotike 1

Mësues/e Gjuhë Letërsisë Shqipe 1

Mësues/e Fiskulture 1

Mësues/e i Arteve Pamore 1

Psikolog 1



Teacher Training Program
Explicit Consent Text regarding the Processing of Personal Data within the Scope of Communication and Information Activities.
Contact Us

You can write to us for anything you want to know about our school.

Click to Ask a Question
Contact Us
Your School Select